Shkëlzen Berisha pas dëshmisë për Gërdecin: Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai, në darkë ekzekutohet…
Shkëlzen Berisha është deklaruar për mediat pas marrjes në pyetje nga GJKKO për çështjen e Gërdecit.
Takimet me Bumcin dhe Mediun:
Të gjitha takimet kane qenë personale, jo me këtë lidhje. Delijorxhio ka qenë edhe sipërmarrës, kjo është mënyra sesi e kam njohur. I kam miq para se të ishin të angazhuar, i kam miq dhe sot. Bisedat janë mes miqsh.
Mbishkrimi për Shkëlzen Berishën:
Qartësia nga unë ka qenë e qartë, ky faks nuk ka mbërritur në adresën time, nuk njoh atë qe e ka nisur apo pritur. I takon prokurorisë ta zbardhë. Ajo që mund të them që politizimi nuk e ka ndihmuar të vërtetën, janë thirr 71 dëshmitarë, familjarë, ose punonjës të shtetit ose të kompanisë që ka pasur lidhje me procesin e demontimit, un nuk kam lidhje me asnjë kategori. Unë nuk kam asnjë info për të dhënë akuzës, e konsideroj teatër politik. Në mëngjes thirret djali, në drekë gjykohet babai dhe ekzekutohet në darkë kërkesa.
Lajmi në përditësim…
Top Channel