KRONIKË

Dhunohet me sende të forta 33-vjeçari, policia u vihet pas autorëve

Një 33-vjeçar është dëmtuar pasi është dhunuar nga 2 persona në Shkodër. Këta të fundit e kanë dhunuar me sende të forta të riun dhe aktualisht ndodhet në spital. Policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Shkodër/Informacion paraprak

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Rreth orës 12:10, në spitalin rajonal të Shkodrës, është paraqitur i dëmtuar lehtë, shtetasi K. Sh., 33 vjeç, banues në fshatin Bleran, i cili pretendon se gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në rrugën ” Isa Jakupi”  e kanë goditur me send të fortë, 2 shtetas të paidentifikuar.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Grupi hetimor vijon të punojë për identifikimin dhe kapjen e 2 shtetasve, si dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button