AKTUALITET

Tradita të veçanta të Vitit të Ri anekënd botës, nga qepët për fat te “këmba e parë”


Teksa presin që akrepat e orës të shënojnë mesnatën e Vitit të Ri, komunitete në pjesë të ndryshme të globit e presin 2024 me traditat e tyre unike, disa më të njohura se të tjerat.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nga rënia e sferës në Times Square tek qepët e varura, ja disa nga mënyrat sesi e presin vende të ndryshme vitin që po vjen. New York-u e kremton që nga viti 1907 këtë moment me rënien e sferës që shoqëron numërimin së prapthi. Revista Time e lidh këtë traditë me historinë e përdorimit të një topi në një shtyllë për të njoftuar kapitenët e anijeve për kohën, çka daton që nga 1800-ta.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në Skoci, natën e Vitit të Ri lidhet me Hogmanay, apo këmba e parë, siç e quajnë vendasit, i referohet personit të parë që shkel në shtëpinë e dikujt pas mesnatës. Vizitori i parë atje duhet të jetë një mashkull i gjatë, me flokë të errët që sjell copa qymyri, bukë, kripë dhe uiski.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në Japoni, tempujt budistë u bien kambanave 108 herë në natën e Vitit të Ri. Kjo është për shkak se në Budizëm, besohet se ekzistojnë 108 lloje të dëshirave tokësore dhe çdo goditje e ziles do të heqë një dëshirë. Tradita quhet Joya no Kane. “Jo” do të thotë “të flakësh të vjetrën dhe të kalosh tek e reja” dhe “Ya” do të thotë “natë”, sipas Japan Today.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Në Greqi, shumë familje shkojnë në kishë ditën e Vitit të Ri e pas shërbesës, varin qepë në dyer ose në shtëpitë e tyre si simbol i shëndetit të mirë, pjellorisë dhe jetëgjatësisë.

Mjaft gjermanë ndërkohë, së bashku me disa europianë të tjerë, e kanë kthyer në traditë të shohin të njëjtën komedi britanike bardhë e zi nga vitet 1960, mbi një shërbyes që i shërben punëdhënësit të tij 90-vjeçar dhe mysafirëve të saj imagjinarë të vdekur, në natën e Vitit të Ri. Filipinasit mbushin xhepat me monedha ose i lënë nëpër tryeza, që të tërheqin fatin e mirë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button