Berishën s’e ndal arresti në shtëpi, shënjestron Altin Dumanin: Vrasës!
Ish-kryeministri Sali Berisha s’ka respektuar vendimin e dhënë nga GJKKO ku përveç masës “arrest shtëpie” i është kërkuar të mos komunikojë me askënd tjetër, përveç personave që jetojne me të.
Pasditen e kësaj të mërkure me dhjetëra simpatizantë janë mbledhur sërish poshtë banesës së ish-kryeministrit, Ky i fundit me mikrofon në duar ka dalë në dritare ku dhe i është drejtuar atyre duke i thënë se nuk ka prokuror që i ndalon fjalën.
Berisha është shprehur se nuk ka folur me hërët pasi ka qenë i sëmurë me grip, mirëpo tani s’do e ndalojë askush, duke shënjestruar kështu edhe kreun e SPAK, Altin Dumanin për të cilin tha se është bërë një me krimin dhe qeverinë.
“Vetëm pak muaj më parë, në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD. Dumani është një vrasës si ata. Fsheh krimin e tyre dhe del përgjërohet në publik.Unë ju ia jap fjalën ju se atë fytyrë siç e ka do ua nxjerr para shqiptarëve”, tha Berisha ndër të tjera.
Pjesë nga fjala e ish-kryeministrit:
Sot unë paraqita në FB tim, flamurin e PD.Në fakt ai është flamuri i pluralizmit politik, flamuri i partisë që solli pluralizmin. Edi Rama është vërsulur ndaj çdo demokrati dhe demokrateje me urrejtjen primitive, me tërbimin e papërmbajtur të etërve të tij, me shpresë dhe besim se do mund të arkivojë në histori PD-në.
Por ne jemi këtu sot për t’u betuar para ndërgjegjes sonë, para njëri-tjetrit se Edi Rama me grupin e tij kriminal, me skapistët e tij, mercenarë të krimit, do marrin shumë shpejt vendin që meritojnë. Në këtë betejë megjithatë ne jemi shumica, pasi shumica e padiskutueshme e shqiptarëve janë për pluralizmin politik, janë kundër mafies dhe shtetit të saj.
Megjithatë, për momentin është sundimi i saj. Të dashur miq, ju keni konstatuar se në dallim nga çdo politikan, në këtë vend, unë kam sulmuar me ashpërsinë më të madhe prej dy vitesh Skapin si organizatë kriminale, si grupe të strukturuara kriminale.
Sot do u them shkakun themelor. Në çdo gjë që kemi në vlerat tona politike, supervlerë ne kemi votën e lirë. Por në qoftë se Edi Rama, ministrat e tij, Dumani, Doshi e me radhë, Gjiknuri, Manja, e të tjerë, janë vrasës të saj në terren, Dumani, Kraja dhe horat e tjerë janë vrasës të saj në dosjet që nuk i hapin kurrë. Miqtë e mi, këta janë laro. Këta janë armiq të lirive tuaja, të lirive të shqiptarëve.
Këta, për ata që ndajnë me kriminelët në qeveri, janë gati të shkelmojnë mbi lirinë tuaj më themelore, votën.
Vetëm pak muaj më parë, në zyrat e ekstremistit Altin Dumani mbërrin dosja zyrtare, e firmosur nga zyrtarë, në të cilën dëshmohet se falangat e partisë së krimit, meqenëse nuk fitonin Hasin, kërkonin të eliminonin kandidatin e PD.
Dumani është një vrasës si ata. Fsheh krimin e tyre dhe del përgjërohet në publik.
Unë ju ia jap fjalën ju se atë fytyrë siç e ka do ua nxjerr para shqiptarëve.
Se ata do të jenë si armë e diktaturës so marrin nga populli opozitar përgjigjen që meritojnë.
Ata janë hanxharët, ata janë shndërruar në veglat mjerane, mbështetësit më kryesorë të diktaturës në Shqipëri, mashtrues mjeranë që punojnë nga mëngjesi deri në darkë vetëm për pushtetin e Edi Ramës.
Por ne kur nuk na impresionon Edi Rama, nuk ka pse na impresionojnë larot e tij, në Skap dhe kudo qofshin ata.