Autori sapo ishte kthyer nga Londra, vrau vëllanë për pronat
Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Freskut, ku Vehap Cami qëlloi për vdekje vëllain e tij, Lulëzim Camin dhe më pas veten. Burime për mediat bëjnë me dije se shkak i krimit të rëndë është bërë përplasjet e hershme mes dy vëllezërve për shkak të pronave.
Sipas asaj që thuhet dy vëllezërit mëngjesin e sotëm nuk patën detabe me njëri-tjetrin, por autori, Vehap Cami, i cili sapo ishte kthyer nga Londra, menjëherë sa shkoi në banesën e të vëllait, Lulëzimit nxorri armën dhe e qëlloi këtë të fundit duke i shkaktuar vdekjen e menjërshme. Më pas ai qëlloi edhe veten.
Në momentin që 63-vjeçari ka hyrë në banesë kanë qenë edhe familjarët e tjerë të 68-vjeçarit, mirëpo fatmirësisht nuk janë lënduar.
Pronarja e shtëpisë që i kishte dhënë me qira banesën Lulëzim Camit ka folur për mediat. E shokuar nga kjo ngjarja që ndodhi rreth orës 07:45 të mëngjesit të kësaj të enjte, ajo tha se ishin gratë e viktimave ato të cilat filluan të bërtasin kur i gjetën trupat e pajetë.
“Dëgjova teksa bërtisnin gratë kur i gjetën. Nuk i njohim. Vëllai nuk rri këtu!” tha ajo për gazetarët.