“Kam prerë gjysmën e organit gjenital”, habit banorja e Big Brother
Transgjinore Edona James është kthyer në senzacionin e “Big Brother VIP Kosova”. Prej javësh ajo është në qendër të vemendjes në Big Brother VIP Kosova, jo vetëm si personazh në lojë, por edhe për rrëfimet nga jeta e saj.
Edona shpesh ka zgjedhur të ndajë episode nga jeta e saj, ku ka thënë se nuk është pishman që ndryshoi gjininë, pasi siç tha ajo “kurrë nuk është ndjerë si burrë”.
Mbrëmjen e së premtes ajo i ka prekur të gjithë me rrëfimin për sfidat që ka kaluar gjatë jetës së saj, vështirësitë e jetesës në Kosovë,marrëdhënien e prindërve të saj, mallkimet dhe ofendimet që është përballur.
“Para luftës ka ardhur tezja dhe kemi shkuar ne Gjermani me mamin dhe vëllain. Per vëllain kam qenë si nënë sepse më duhej të gatuaja dhe të bëja rolin e nënës me të. Ne kemi vetëm 2 vitë diferencë dhe prandaj duhet të isha kaq shpejt e rritur, s’kam qenë kurrë fëmijë. Babai e ka rrahur mamin shumë herë, dhe nuk e kam mirë me të. Për mua nuk është baba ai që më ka bërë me nënën time por ai që më rrit dhe më jep dashuri. Unë kam lindur dhe s’më ka dhënë dashuri, kam lindur jo nga dashuria por nga zori.
Mami më ka treguar që kur më ka lindur mua s’e ka ditur çfarë është fëmija. Atij nuk i ka interesuar se a jemi mirë apo nëse kemi për të ngrënë. Unë e di që kam një baba, por çfarë më ka dhënë ai mua? Kur s’më jep asgjë dhe unë s’kam çfarë të të jap ty. Për mua është e rëndë sepse babai s’na ka dashur asnjëherë. Atëhere s’e kuptoja se për çfarë janë ndarë ata të dy se kur je fëmijë do t’i shikosh prindërit bashkë. Nuk e shikoja kurrë veten në pasqyrë sikur djalë por si vajzë. Mamit i thonin gjithmonë që pse e lejon djalin të vishet si vajzë. Nëna është martuar në Gjermani, por nëse do të kishim jetuar në Kosovë unë s’do të isha këtu.”
Gjithashtu Edona tregoi dhe për procesin e kthimit nga djalë në vajzë për sfidat, operancionet dhe dhimbjet që ka përjetuar që e kanë bërë më të fortë.
“Të kisha jetuar në Kosovë e kisha mbytur veten sepse s’do rrija kurrë në trupin e dikujt që nuk jam. Nga 6 deri në 13 vjeç për Vitin e Ri thoja gjithmonë, o zot shpresoj kur të zgjohem nesër s’do jem më djalë. Kur kam qenë 12 vjeç mami më ka detyruar të vishem si djalë dhe kam ikur në jetimore sepse nuk e duroja dot si fakt të vishesha ashtu. Kam qenë disa herë në spital sepse shikoja veten në pasqyrë dhe shikoja diçka që nuk është e vajzave dhe kam marrë thikën dhe kam prerë gjysmën e organit gjenital.
Kisha shumë gjakderdhje, dhe u kam treguar doktorëve që s’e dua trupin tim kështu. Kam dashur të realizoj ëndrrën time të jem ashtu siç ma ndjen zemra. I kam thënë nënës më fal po s’mundem të jetoj më me ty. Kam luftuar për jetën time dhe për atë çfarë jam unë. Jam operuar 3 herë dhe dhimbjet ishin të mëdha por isha e lumtur sepse gjeta trupin tim. Në Kosovë nuk kam ardhur më sepse kisha frikë mos më bëjnë ndonjë gjë sepse më mallkonin dhe ofendonin shumë. Por jam e lumtur se kam parë që tani pas 10 vitesh jam bërë shembull për shumë persona. Unë jetën time e kam përgatitur për luftë.”
Për një luftë se dua të jem ajo që dua dhe të jetoj ashtu siç dua. S’di sa operacione kam bërë dhe sa dhimbje kam kaluar por prap jam e fortë. Kam fituar por ka qenë rrugë shumë e gjatë. Nervozohem shpejt dhe e ofendoj dikë shpejt sepse jam mësuar që vetëm të mbroj veten nga talljet. Jam e lumur kështu siç jam dhe ajo rrugë më ka bërë mua më të fortë. Unë e kam zemrën e mirë dhe s’ja dua askujt të keqen.”
Kanë kaluar 12 vjet që kur Edona James ka ndryshuar pamjen e saj fizike, nga burrë në grua. Ka kryer tre operacione që i kanë kushtruar rreth 60.000 euro.