KRONIKË

Zbërthehet celulari i Xhemal Lokës/ Gjendet videoja me kërcënime dhe fjalë fyese! 41-vjeçarja e vetëvrarë, dhunohej nga i shoqi


Një video me kërcënime dhe fjalë fyese ndaj gruas dhe nënës së katër fëmijëve të tij është gjetur në celularin e Xhemal Lokës së sekuestruar nga policia.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Krahas dëshmive të fëmijëve për akte dhune ndaj nënës së tyre kur babai është kthyer në shtëpi, kjo video dëshmon se ai ushtronte presion dhe e dhunonte dhe në distancë përmes mesazheve të dërguara me video.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas varrimit të së shoqes të enjten dhe bërjes publike të ngjarjes një ditë më pas, Xhemal Loka është trembur dhe ka tentuar të fshehë celularin e tij, duke ia dhënë njërës prej motrave, ndërsa nuk ka bashkëpunuar që në fillim me policinë. I ka qëndruar deklarimit se ajo nuk duroi dot fyerjet ndaj saj në rrjetin TikTok.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë policia deklaroi se specialistët për Hetimin e Krimeve i kanë dërguar celularin e 45-vjeccarit dhe të viktimës për ekspertim me qëllim gjetjen e provave të tjera për dokumentimin e mëtejshëm të rrethanave dhe shkakut të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Video dhe mesazhe të tjera që mund të jenë fshirë nga celularët respektivë pritet të hedhin më shumë dritë mbi dhunën e vazhdueshme ndaj Bedrie Lokës, gruas që u përball e vetme me dhunën dhe rritjen e katër fëmijëve, një vajze 22 -vjeçare dhe tre djemve, më i vogli prej tyre 10-vjeç.

Nën drejtimin e prokurorisë së Durrësit, hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë, ndërsa nga strukturat e specializuara për Hetimin e Krimeve Kibernetike po kryhen gjithashtu hetime intensive për të identifikuar dhe vënë përpara përgjegjësisë ligjore personin e keqpërdorimit të të dhënave të shtetases Bedrie Loka, në rrjetin social TikTok./TCh

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button