Edhe pse ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia të detajuar, ministri i Brendshëm Taulant Balla bën me dije se 3 shqiptarë janë dhunuar në Mal të Zi nga 8 persona të veshur me uniforma ushtarake.
Për ngjarjen, mësohet se ai ka kontaktuar me ministrat e Malit të Zi dhe ka kërkuar informacion për rastin të ndodhur në Herceg Novi
Aktualisht policia e këtij qyteti po merr deklarimet dhe po kryen ndalimin e personave të dyshuar. Pritet që në orët në vijim të ketë informacion të plotë lidhur me rastin.
8 autorët dyshohet se janë serbë nga Bosnje Hercegovina, teksa sipas informacioneve paraprake, dyshohet se ata i kanë dhunuar pasi i kanë dëgjuar të flasin shqip.