“E mori famën me budallallëqe, duke i shkuar mbrapa…”, Luiz Ejlli sulmohet hapur në panelin e “E Diell”
Sot në “E diell” të ftuarit diskutuan lidhur me famën e personazheve të ndryshëm, qoftë nga televizioni, apo nga rrjetet sociale.
Mes personazheve që fituan shumë famë ishin edhe ish-banorët e Big Brother Vip Albania, të cilët sipas të ftuarve do e kenë të vështirë të ruajnë audiencën.
Mes tyre, gazetarja Malvina Duraku tha se fama e Luiz Ejllit u arrit jo nga talenti, por nga veprimet që bëri për vëmendje.
“Nuk është se jam anti-Luiz, se nuk e njoh. Thjesht nuk më pëlqejnë njerëzit që marrin vëmendje me budallallëqe. Njëherë gënjeu, njëherë mashtroi. Nuk e mori me talentin e tij aty, e mori duke i shkruar prapa një një vajze”-u shpreh Duraku.
“Iu ofrua popullit shqiptar, ashtu siç donte populli shqiptar t’i vinte”-shtoi gazetarja Juli Ristani.
Top Channel