LAJM I FUNDIT/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, 22-vjeçari qëllohet për vdekje në banesën e tij (EMRI)
Një i ri ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme pas disa të shtënave me armë zjarri në Vlorë.
Bëhet fjalë për një shtetas 22-vjeçar identiteti i të cilit bëhet me dije se është Gëzim Sinomati.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Hajro Cakërri”, ndërsa 22-vjeçari është qëlluar në banesën e tij.
Policia e Vlorës dhe Forca të ndërhyrjes së Shpejtë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes
Një vit më parë automjetit të Gëzim Sinomatit i është vendosur tritol.
Ai është është vëllai i Sokol Sinomati, anëtar i bandës së Gaxhait i njohur me nofkën “Buzderri”
Ai ka qenë i dënuar për “Krijim i bandës së armatosur” dhe “Kryerje e krimeve nga bandat e armatosura”
Në vitin 2015, Bernard Sinomati u arrestua për armëmbajtje, ndërsa rezulton se vitin e kaluar ka dalë nga një burg në Belgjikë.
Sakaq, në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për kapjen e autorit të vrasjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 22:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta, është qëlluar dyshohet me armë zjarri shtetasi G. S., 22 vjeç, banues në Vlorë, i cili si pasojë ka ndërruar jetë.
Shërbimet e Policisë kanë rrethuar zonën dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit, si dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative, me qëllim kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.
Në ndihmë të Policisë Vendore janë nisur Forcat Speciale Renea, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Delta Forcë.