KRONIKË
Detajet/ Atentat me snajper, ekzekutohet brenda në banesën e tij 23-vjeçari nga Vlora
Një 23-vjeçar i quajtur Gëzim Sinemati është qëlluar për vdekje me një snajper në katin e katërt, në ballkonin e shtëpisë së tij në Vlorë.
Ndërkohë dyshohet se nga jashtë dritares kanë qëlluar brenda në banesë, ku ishte 23-vjeçari Sinemati dhe për pasojë të plagëve ka ndërruar jetë. Banesa e tij ndodhet përbri poliklinikës qendrore të Vlorës. Para disa kohësh i është vendosur dhe tritol në afërsi të banesës së tij.
Gëzimi kishte pak ditë që kishte ardhur nga Belgjika për Vitin e Ri. Dyshohet paraprakisht se shkak për vrasjen të janë bërë konfliktet mes grupeve kriminale.