AKTUALITET

Dëshironi të punoni në Aeroportin e Vlorës? Nisin rekrutimet për stafin, ja kriteret që duhet të plotësoni

Ndërtimi i Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës pritet të përfundojë në fund të këtij viti dhe më pas të hyjë në fazën e operimit vitin e ardhshëm. Së fundmi institucioni i Aerportit të Vlorës, ka shtruar nevojën për përgatitjen e stafit të nevojshëm edhe nga kompanitë shtetërore të lidhura me aviacionin.

Ditën e sotme (9 janar), ‘Albcontrol’ ka njoftuar hapjen e aplikimeve për vendet vakante për të cilat kërkohen 6 inxhinierë, 7 specialistë ARO dhe 7 vrojtues METEO. Kusht kryesor është diploma e nivelit të parë në shkenca inxhinierike, inxhinieri elektronike, telekomunikacioni, shkenca kompjuterike, TIK, Shkenca Natyrore, Matematikë dhe Fizikë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Kusht tjetër është gjuha angleze, ndërsa rekrutimet do të mbeten të hapura deri në fund të muajit janar.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button