Bosi i kartelit të drogës arratiset nga burgu i Guayaquilit, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Ekuador
Ekuadori ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi një nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit u zhduk nga qelia e tij pasi burgu i Guayaquilit u përfshi nga trazirat dhe rojet e këtij të fundit u morën peng.
Raportohet se mijëra efektivë policie kanë nisur kërkimet pas zhdukjes së Adolfo Macías, i njohur me nofkën “Fito”, lideri i dënuar i bandës së fuqishme të drogës Los Choneros.
- Në foton e mësipërme shfaqet 44-vjeçari Macias, kur po transferohej në burg vitin e kaluar nga autoritetet.
44-vjeçari u raportua i zhdukur të dielën pasi u zhduk nga burgu në qytetin port të Guayaquil ku po vuante dënimin pak para se të transferohej në një strukturë të sigurisë maksimale në të njëjtin qytet.
Në përgjigje, presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa shpalli gjendjen e jashtëzakonshme 60-ditore, duke thënë: “Ka ikur koha kur të dënuarit për trafik droge, vrasje dhe krim të organizuar i tregonin qeverisë se çfarë të bëjë. ”