KRONIKËLAJMI FUNDIT
LAJM I FUNDIT/ Vrasja me snajper e 22-vjeçarit në Vlorë, lëshohet urdhërarrest për një person
Prej disa ditësh në Vlorë po vijojnë kontrollet dhe hetime për zbardhjen e vrasjes së 22-vjeçarit Gëzim Sinomati.
Ndërsa dje janë bërë disa shoqërime në komisariat të personave që mendohej se mund të kishin dijeni për ngjarje, sot bëhet me dije se është lëshuar një urdhërarrest.
Sipas informacioneve të para, personit për të cilin është lëshuar urdhëarresti, i është sekuestruar një armë.