KRONIKË

Fëmijët s’pranojnë kujdestarinë e babait të arrestuar, zgjedhin vetë me kë do jetojnë


Fëmijët e çiftit Xhemal dhe Bedrie Loka kanë zgjedhur vetë se me kë do të jetojnë, pas vetëvrasjes së nënës me fostoksinë dhe arrestimit të babait të tyre, si personi që dyshohet se shtyu bashkëshorten drejt vdekjes.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Nuk ka një vendim zyrtarë për kujdestarët ligjorë, por fëmijët e çiftit nuk kanë pranuar të qëndrojnë në kujdestarinë e babait apo njerëzve të fisit të tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Djali më i vogël i shtëpisë, Argjendi 10 vjeçar, do të qëndrojë me motrën e madhe e cila është e martuar dhe ka pranuar të kujdeset për një nga vëllezërit. Ndërkohë, djali tjetër, Kledjani 16 vjeçar ka zgjedhur që të qëndrojë me dajat, vëllezërit e nënës.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Djali i tretë dhe më i madhi i çiftit Loka, 18 vjeç, do të jetojë jashtë vendit ku ndodhej dhe para tragjedisë, për të punuar dhe për të siguruar të ardhura për dy vëllezërit e tjerë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shërbimi Social pranë Bashkisë së Durrësit ka nisur zbatimin e një plani ndërhyrjeje për t’i ardhur në ndihmë fëmijëve që mbetën jetimë nga nëna dhe me baba të arrestuar nën akuzën e keqtrajtimit sistematik që çoi drejt fundit tragjik nënën e tyre, Bedrie Loka.

Personi i arrestuar, shtetasi Xhemal Loka
Personi i arrestuar, shtetasi Xhemal Loka

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik në ditët e para të Janarit 2024, kur Bedrie Loka i dha fund jetës duke konsumuar fostoksinë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Shkak u bënë disa fotografi të saj që ishin shpërndarë nga një llogari false në rrjetin social “Tik Tok”, presioni publik për këto fotografi të shoqëruara me shkrime denigruese dhe dhuna fizike e psikologjike e të shoqit. Në kushte të rënduara, Bedrie Loka i dha fund jetës.

Për vdekjen e 41 vjeçares është arrestuar deri tani bashkëshorti i saj Xhemal Loka, ndërkohë që departamenti i krimit kibernetik në Policinë e Durrësit vijon punën për të identifikuar se cili/ët janë personat që kanë hapur llogarinë false me fotografitë e nënës së 4 fëmijëve.

Related Articles

Back to top button