KRONIKË

Atentati ndaj Zamir Kalemit, një automjet e ndoqi gjatë gjithë ditës, më pas largoi 3 autorët nga vendi i ngjarjes


Një automjet i dytë është gjurmuar nga grupi hetimor, i cili dyshohet se ka ndjekur përgjatë gjithë ditës Zamir Kalemin, ditën e atentatit në Tiranë. Policia ka tashmë pamjet e mjetit i cili është gjurmuar pas dëshmisë së objektivit, i cili dyshohet se është i njëjti që ka larguar nga vendi i ngjarjes autorët, të cilët kanë qenë 4, prej të cilëve 3 në makinën “Nissan” dhe 1 i katërt që i ka pritur për t’i larguar pas djegies në Bërzhitë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hetuesit kanë mundur të sigurojnë pamje me vlerë në të dyja vendngjarjet, edhe në Selitë edhe në Bërzhitë ku u dogj mjeti. Makina e dytë është parë në një karburant brenda Unazës së Madhe të Tiranës. Hetuesit kanë mundur të sigurojnë edhe drejtimin e automjetit që largoi agresorët pas djegies së makinës dhe po punohet për gjurmimin e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ndërkohë, në fokus të kontrolleve janë edhe pamjet e kamerave të ditëve para atentatit për të parë nëse është ruajtur Kalemi edhe më përpara. Çdo fytyrë e dyshimtë që shfaqet më pamjet e kamerave pritet t’i tregohet Kalemit për të parë nëse e ka vëzhguar apo ndjekur në ditët e fundit, por hetuesit po hasin vështirësi në bashkëpunim. 40-vjeçari nuk jep asnjë detaj të vlefshëm që mund të ndihmoj në hetime. Të vetmet detaje që ka dhënë kanë qenë lëvizjet e asaj dite që kanë shërbyer për hapje kamerash.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Zamir Kalemi i shpëtoi mrekullisht një atentati mbrëmjen e së premtes në Tiranë, edhe pse ndaj tij u derdh breshëri kallashnikovi nga një makinë në ecje, teksa ai udhëtonte me “Smart”. Kalemi është kushëriri i Aleksandër Sadikajt të ekzekutuar në 2022 në Tiranë, vrasje që ka pasur me eliminim e biznesmenit sarandiot, Edmond Papa.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button