KRONIKË

“Ka prova se Eljon Hato fshihej aty, kur u arratis liroi qentë e rrezikshëm. U detyruam t’i neutralizonim se…”, policia zbulon detaje nga kontrollet në Shtoj për kapjen e mikut të Ervis Martinajt


Rreth 50 forca të policisë së Shkodrës, ato të ndërhyrjes së shpejtë si edhe një grup i RENEA zhvilluan një kontroll në Shtoj të Shkodrës për arrestimin e Eljon Hatos, i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza”. Ky operacion nuk u finalizua pasi Hato nuk ndodhej në atë banesë. Shtëpia ku u bë kontrolli është e vëllait të Eljon Hatos, shtetasit Elkier Hato i cili akuzon se efektivët zhvilluan një kontroll të dhunshëm në banesë dhe pa mandat. 

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Hato thotë se nuk e ka idenë se ku ndodhet vëllai i tij që është i shpallur në kërkim si i dyshuar në dosjen “Metamorfoza. Elkier Hato thotë se nuk jeton në banesë për shkak të kontrolleve te policisë. Burime nga policia thonë se operacioni u krye pasi kishte informacion se i shumëkërkuari Elion Hato e shfrytëzonte banesën dhe ditët e fundit ndodhej aty.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në bashkëpunim dhe e monitoruar nga SPAK policia ndërmori operacionin, por me të mbërritur në banesë u ndesh me 2 qen te rracës kangal, të cilët kanë qenë të zgjidhur. Fillimisht policia futi brenda qentë e saj, të cilët u kacafytën me qentë e banesës duke u bërë rrezik për njerëzit, ndaj neutralizimi i tyre ishte opsioni i vetëm. Policia ka gjetur prova që ngjallin dyshime se Eljon Hato kishte qenë në banesë dhe është larguar para mbërritjes së policisë duke i lënë qentë e zgjidhur.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

I shpalluri në kërkim nga policia, Eljon Emerald Hato është një prej njerëzve të Ervis Martinaj, i cili kërkohet nga SPAK në kuadër të operacionit ‘Metamorfoza’, pasi dyshohet se po bënte plane për të kryer vrasje. Ai është një person me rekorde të shumta kriminale.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Hato ka qenë i përfshirë në masakrën në një lokal ne zonën e ish-Bllokut në vitin 2018, ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, mbeti i plagosur vetë Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Hato u dërgua për kurim në Turqi dhe me pas beri disa muaj burg. Ai është skeduar për krime të rënda, atentate të ndodhura në Tiranë, Lezhë e Shkodër.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button