E përmendi në BBVIP, ish-partneri akuza Ledjonës: ‘O mashtruse! Nuk e di ku është vajza, mos e përdor për famë’
Ditën e djeshme Ledjona foli në “Big Brother VIP” për ish-partnerin e saj. Gazetarja tregoi se çfarë raporti ka me të, me të cilin ka dhe një vajzë. E pyetur nëse ‘e ka xhan babain e vajzës’, Ledjona u shpreh se ‘po, duke thënë se ka komunikim me të dhe kjo është e rëndësishme për të bijën e tyre.
Por në mediat sociale, ish-partneri i saj e ka cilësuar të shtirur rrëfimin e Ledjonës duke u shprehur se ‘mashtron’ dhe se ai ‘nuk e di me kë e ka lënë vajzën’.
Madje Jorgeni është shprehur se Ledjona e ka ushqyer vajzën me urrejtje ndaj tij dhe se ka kohë që nuk e sheh. ‘Të gjithë e dinë se çfarë babai jam unë dhe se ke hapur një padi për të marrë çupën pa firmën time dhe përse nuk e tregon aty’?
Pas këtij komenti në publikimin e ‘Agjensisë Kombëtare NOA’ Jorgeni është ‘penduar’ dhe e ka fshirë pas pak postimin, bashkë me një tjetër koment.
“Mendim i drejte nga ana juaj se ajo zonja vertet e ka ne kujdestari femijen, por mos viktimizohet se e di shume mire ajo kush e ka rritur, mbajtur, kush e ka veshur, kush e ka derguar ne shkolle etj. Ajo do fame por te mos perdori genjeshtrat e te perdori femijen sepse e njohin te gjithe personalitetin e secilit.” – shkruan ish-bashkëshorti i Ledjonës.