KRONIKË
Emrat/ Autoriteti i Konkurrencës nis hetim të thelluar për katër kompani të mëdha qumështi
Autoriteti i Konkurrencës ka nisur hetim të thelluar për katër kompani të mëdha qumështi në vendin tonë.
Në mbledhjen e datës 29 dhjetor 2023, Komisioni i Konkurrecës mori në shqyrtim procedurën hetimore ndaj, Erzeni SHPK, Gjirofarma SHA, ADG SHPK (Lufra), SHAKA Boboshticë SHPK, në tregun e prodhimit dhe tregtimit me shumicë të nënprodukteve të qumështit, djathë dhe gjalpë.
Ky autoritet argumenton se “sjellja e ndërmarrjeve me pjesë të konsiderueshme tregu mund të përbëjë abuzim me pozitë dominuese sipas nenit 9 të ligjit nr. 9121/2003.”.
Hetimi i thelluar do të përfshijë periudhën kohore nga 1 janar 2022 – 31 dhjetor 2023.