KRONIKË

EMRAT/ Vrasja me armë gjahu në Burrel, viktima 10 vite më parë kishte plagosur vajzën e autorit


Janë mësuar të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen  e sotme (21 Janar) në Burrel.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Mësohet se ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pasi viktima, 10 vite më parë i kishte plagosur vajzën autorit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Janë zbardhur edhe identitetet e viktimës dhe autorit, pas ngjarjes së rëndë në Burrel.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Mësohet se autori i ngjarjes është  Islam Meta, 63-vjeç, ndërsa viktima është Petrit Kuka 52-vjeç.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Shkak për këtë ngjarje dyshohet se është hakmarrja.

Mat, informacion paraprak:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Më datë 21.01.2024, në fshatin Vig, në Burrel, shtetasi I. M., rreth 63 vjeç, ka vrarë me armë gjahu shtetasin P. K, rreth 52 vjeç.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se ngjarja ka ndodhur për arsye se, viktima shtetasi P.K., në vitin 2013, për motive të dobëta ka plagosur vajzën e shtetasit I.M.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po bëjnë shoqërimin e shtetasit I.M , në komisariat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button