KRONIKËVIDEO

Postoi video në “Tik Tok” duke bërë “drift” në dëborë, drejtuesi i “Benz-it” merr gjobën e majme


Policia e Dibrës ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e “benzit”, i cili qarkullonte duke kryer manovra të rrezikshme në zonë të banuar duke rrezikuar jetën e këmbësorëve  dhe përdoruesve të tjerë të rrudhës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ishte vetë shoferi që bëri video dhe e publikoi në rrjetin social “Tik Tok”, ndërsa përveç shoqërimit ai u gjobit me masë ndëshkimore 40 000.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nuk respektoi udhëzimet e Policisë për të vendosur zinxhirë në gomat e automjetit  dhe qarkullonte duke kryer manovra në dëborë në zonë të banuar duke rrezikur jetën e këmbësorëve dhe përdoruesve  të tjerë të rrugës, si dhe bëri video dhe e postoi në rrjetin social “Tik-Tok”,  Policia shoqëron në Komisariat dhe ndëshkon me masë administrative drejtuesin e automjetit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Patrulla e Policisë Rrugore, pas shoqërimit në Komisariat të shtetasit E.T, sëbashku me automjetin e tij, e kanë ndëshkuar me masë administrative 40 000 lekë, bazuar në nenin 139 të Kodit Rrugor.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112,  çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë dhe konform ligjit.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button