KRONIKËLAJMI FUNDIT

LAJM I FUNDIT/ Gjendet një kufomë në Vlorë, dyshohet e groposur 2-3 vite më parë


Në buzë të lumit te Vjosës në vendin e quajtur Guri i Linecit , një banor i fshatit Shkozë të njësisë administrative Sevaster bashkia Selenicë, ka vërejtur një trup njeriu pothuajse i dekompozuar.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Janë njoftuar policia e Vlorës dhe ajo e Tepelenës, pasi zona ku u gjet trupi është në kufi, midis fshatit Shkozë  të Vlorës dhe Dorzë të Tepelenës, dhe janë duke u kryer veprimet nga policia e Tepelenës.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Nga këqyrja në vendngjarje e trupit dyshohet se mund të ketë një kohë te gjatë në atë zonë. Policia po kryen veprimet duke marrë në pyetje dhe familjarë të personave te zhdukur.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

“Mbrëmjen e sotme, në afërsi të një shpelle në vendin e quajtur “Gurti i Lenecit”, në njësinë administrative Lopës, është gjetur një mbetje kockore (gjysëm kafkë), që dyshohet se i përket një qenie humane. Nga këqyrja paraprake dyshohet të jetë e vjetër dhe se mund të jetë sjellë në afërsi të shpellës, nga ujërat e lumit në këtë zonë. Gjatë kontrollit të territorit, shërbimet e Policisë nuk kanë gjetur mbejtje të tjera kockore”,njofton policia.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button