AKTUALITET
U bllokuan në malin e Korabit, Balla viziton turistët zvicerianë në spitalin e Traumës
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka vizituar në spitalin e Traumës dy turistët zviceranë që u bllokuan në malin e Korabit, pas rrëshqitjes së borës.
Forta të policisë së Dibrës, Kukësit, policia Kufitare dhe KFOR u angazhuan për t’u ardhur në ndihmë turistëve.
Gjithashtu për nxjerrjen e tyre nga bora u angazhuan edhe një grup alpinistësh nga Kosova.
Një banor i zonës i cili ka ndihmuar fillimisht në shpëtimin e turistëve, ka treguar se ishin bllokuar pas rrëshqitjes së një orteku.
“Sapo morën njoftimin ne banorët u nisëm menjëherë për t’i ndihmuar. Tani janë nxjerrë, dhe janë nisur për në spital.
Njëri prej tyre ishte në gjendje të rëndë, ndërsa njëri është pak më mirë. Turistët kanë shpëtuar mrekullisht”, tregoi banori.