Largimi nga BBV, mesazhet e Arbana Osmanit me Grishajn: Nuk di asgjë
Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj janë dy prej njerëzve më të komentuar përgjatë ditëve të fundit. Mos përfshirja e tyre në Big Brother Vip 3 solli dhe një sërë reagimesh ku njerëzit prej javësh tashmë janë duke e kërkuar me “lupë” moderatoren, pasi ashtu si dhe ata thonë vetëm ajo i jep “jetë” atij spektakli.
E teksa njerëzit flasin për ta dhe marrëdhënien që kanë, të cilën shumë prej nesh e kanë zili, moderatorja nga ana tjetër preferon të jetë sa më aktive në rrjetet sociale dhe sa më afër ndjekësve, madje s’nguron të realizojë dhe trendet më të fundit në “TikTok”.
E një prej tyre ka qenë zbulimi i mesazheve me partnerin e saj dhe janë komplet ndryshe nag ato që njerëzit mendojmë.
Në rrjetin e saj ajo ka shkëputur disa nga bisedat me Eduartin dhe na lejoni të themi që dashuria mes tyre është në ajër.