AKTUALITET

Afera “Partizani”/ Vjen ora e përballjes, Berishën hyn në SPAK

Ish-kryeministri Sali Berisha do paraqitet për herë të parë në SPAK, për të dhënë llogari për aferën e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”.

Forcat e policisë mbërritën mëngjesin e sotëm në banesën e tij në rrugën “Mustafa Matohiti” dhe bënë shoqërimin e tij drejt SPAK-ut.

Reklama në FieriWeb - “”

Duke qenë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”, Berisha u shoqërua me dy makina të Policisë së Shtetit.

Pas doli nga banesa, Berisha komunikoi shkurt me mediat:

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

“Beteja pa kthim vazhdon. Opozita do fitojë. Jam sot këtu për të përfaqësuar ju, shqiptarët, për të përfaqësuar pluralizmin,  Partinë Demokratike. Jam sot këtu për të denoncuar Edi Ramën dhe grupin e tij kriminal në vend, në betejë kundër pluralizmit. Fitore!”, tha Berisha.

Po ashtu, për këtë aferë do pyetet edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi,  dy ditë më pas

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button