BOTA
Makina përplas bujqit në protestë, humb jetën një grua
Një grua humbi jetën në Pamiers të Francës pasi një makinë hyri me shpejtësi mes një grupi fermerësh që protestonin për të drejtat e tyre.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur rëndë dhe vajza dhe bashkëshorti i viktimës, teksa 3 personat që udhëtonin në makinë u arrestuan. Fermerët në Francë prej disa ditësh kanë dalë në protestë për të kërkuar më shumë mbështetje dhe subvencione nga shtetit.
Protesta të ngjashme janë duke u mbajtur në disa zona të Francës, teksa fermerët paralajmërojnë se qëndresa e tyre do të përshkallëzohet deri në plotësimin e kërkesave.