KRONIKË

DETAJE/ Nënkomisari u takua me kolegët, hyri në zyrë dhe më pas vrau veten brenda komisariatit në Durrës


Arben Pjeçi, oficer i Policisë Kriminale në Durrës dhe mbajtës i gradës “Nënkomisar”, është gjetur i vdekur pasditen e kësaj të enjte në zyrën e tij. Mësohet se në kushte të rënduara psikologjike, 57 vjeçari është mbyllur në zyrën e tij dhe është vetëvrarë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Prej paradites së sotme, familja ka provuar të lidhet me Arben Pjeçit por kurr nuk ka mundur, ka denoncuar humbjen e kontakteve dhe menjëherë Policia është vënë në lëvizje për gjetjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Për njoftimin e bërë nga familjarët është marrë kallëzim, është njoftuar prokurori i gatshëm, janë kryer një sërë veprimesh procedurale, si dhe janë vënë në kontroll numrat telefonikë, me qëllim lokalizimin e vendndodhjes së këtij shtetasi.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Në kuadër të të gjitha veprimeve operacionale dhe procedurale për kërkimin e tij, rreth orës 16:15, është hapur me forcë zyra e Arben Pjeçit dhe aty është konstatuar trupi i pajetë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Nga hetimet paraprake ka rezultuar se nënkomisari ishte mbyllur në zyrën e tij dhe aty ishte vetëvrarë prej 6 orësh. 57 vjeçarit i është konstatuar një plagë e madhe e shkaktuar nga arma e zjarrit në zonën e gjoksit, pranë zemrës, nga një qitje me puqitje (puthitja e tytës së armës me objektivin).

Nenkomisari Arben Pjeçi
Nenkomisari Arben Pjeçi

Teknikisht, qitja me puqitje hermetike (të plotë) ndodh kur gryka e tytës së armës në momentin e qitjes është e puthitur plotësisht me sipërfaqen e objektit që goditet. E cila nuk shkakton zhurmë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Efektivi Arben Pjeçi ka pasur një karrierë të gjatë, më shumë se tre dekada në Policinë e Shtetit dhe e ka ditur shumë mirë këtë gjë teknikisht, ndaj dhe ka zgjedhur që të vetëvritet me armën e shërbimit në zemër. Kjo është dhe arsyeja pse kolegët që ndodheshin në të njëjtën godinë nuk kanë dëgjuar krisma.

Arben Pjeçi ka shërbyer për shumë vite në Policinë Kufitare dhe vitet e fundit ishte emëruar si specialist në Policinë Kriminale, Komisariati i Policisë Durrës. Ai kishte rreth 34 vite që shërbente në Policinë e Shtetit, pas studimeve në Akademinë Ushtarake “Skënderbej”.

Nënkomisari dhe oficeri i Policisë Kriminale, bashkëshorti dhe babai i dy fëmijëve zgjodhi të largohej nga jeta në kushte të rënduar psikologjike, për shkak të një sherri me fqinjin e tij ish-polic që kishte ndodhur në vitin 2022 në Lagjen Nr. 13, në sektorin e plazhit “Apollonia” në Durrës.

Nenkomisari i vetevrare ne Durres, Arben Pjeçi
Nenkomisari i vetevrare ne Durres, Arben Pjeçi

Arben Pjeçi dhe fqinji i tij ish-polic Kujtim Huqi më datë 25.06.2022, rreth orës 15.00 janë përfshirë në një konflikt banal që ka degraduar deri në përleshje fizike. Shkak është bërë parkimi i mjetit në rrugën e pallatit nga një prej dy policëve. Rasti ka shkuar në Prokurori dhe së fundmi, të dy janë dënuar me 3 muaj burg nga Gjykata e Durrësit.

Vendimi i formës së prerë i është komunikuar Arben Pjeçit dhe ndaj tij ishte marrë masa e largimit nga organizata e Policisë së Shtetit. Dënimi është konvertuar në 40 orë punë në komunitet, çka do të thotë se ai nuk do të shkonte në burg por do të humbiste punën.

57 vjeçari ka pasur mundësi që brenda 10 ditëve nga dita e njoftimit të vendimit për largim nga Policia, të bënte ankim në Drejtorinë e Standardeve Profesionale, por është vetëvrarë me armën e shërbimit, të cilën gjithashtu duhet ta dorëzonte bashkë me detyrën.

Related Articles

Back to top button