Një tjetër shqiptar është shpallur në kërkim nga autoritetet britanike pasi dyshohet se është autor i një vrasje në Britani.
20-vjeçari Arlind Hashani është shpallur në kërkim prej 29 dhjetorit të vitit të kaluar 2023 pasi akuzohet për vrasjen e Ahmed Jama në Camden të Londrës
Për vrasjen e 29 dhjetorit, ku u gjet i plagosur me thikë pranë Gaymead në Abbey Estate një 29-vjeçar fillimisht u arrestuan 4 të rinj.
Policia britanike arrestoi një 21-vjeçar si autor i vrasjes, më pas një 25-vjeçar pasi dyshohej se ndihmoi në kryerjen e krimit si dhe dy 25-vjeçarë të tjerë me dyshimin për komplot për të kryer vrasje.
Ata u liruan me kusht, deri në përfundimin e hetimeve. Kryeinspektori i Hetimit, Neil Raëlinson deklaroi se duhet menjëherë të gjendet shqiptari dhe të arrestohet.
“Ne duhet urgjentisht të gjurmojmë vendndodhjen e Arlind Hashanit. Ai konsiderohet si i rrezikshëm dhe nuk duhet afruar. Kushdo që ka informacion për vendndodhjen e tij duhet të telefonojë policinë.” – u shpreh ai.