KRONIKË

Shtëpia e “blinduar” me kamera/ Si i monitoronte 35-vjeçari ekonomist vajzën, gruan dhe nënën. E shoqja tentoi vetëvrasjen: Lamtumirë dhe më falni


Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë në Tiranë, ku 35-vjeçari dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht gruan, vajzën e mitur dhe nënën e tij, të cilët i mbante të mbyllur në banesë.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

35-vjeçari kishte instaluar kamera në të gjithë banesën, edhe në dhomën e gjumit dhe në tualet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Kur vetë dilte nga banesa ai i monitoronte nga celulari. Akoma edhe më rëndë, 35-vjeçari kishte montuar bllokues valësh që familjaret të mos përdornin celularët dhe të mos bënin telefonata.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Burime policore bëjnë me dije se bashkëshortja e tij kishte tentuar vetëvrasjen. Në banesën e 35 vjeçarit, policia gjeti dy letra që gruaja kishte shkruar për familjarët e saj.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Bashkëshortja për shkak të stresit që po kalonte dhe dhunës nga bashkëshorti i cili ishte xheloz, në letra u jepte lamtumirën familjarëve dhe u kërkonte falje.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Related Articles

Back to top button