KRONIKË

Zbardhet dëshmia e 35-vjeçarit që “burgosi” prej muajsh në banesë gruan, nënën dhe fëmijët e mitur: I mbaja nën kontroll!


35-vjeçari Jetnor Zhaboli ka deklaruar se mbante të mbyllur në banesë prej muajsh nënën, gruan dhe dy fëmijët e mitur, për t’i pasur ata nën kontroll.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Burime për mediat bëjnë me dije se Zhabolli i mbyllte në banesë prej muajsh, të cilën e kishte ‘blinduar’ me kamera sigurie në çdo dhomë, madje dhe tualet, e po ashtu përdorte bllokues valësh në mënyrë që të mos përdornin telefonat.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në momentin që policia ka shkuar në banesën e tij, dëgjoheshin vetëm zëra nga brenda shtëpisë, por askush nuk mund të dilte.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ndërkohë, ka qenë vetë 35-vjeçari, me origjinë nga Burreli, ai që ka hapur derën.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ky i fundit, me profesion ekonomist, tashmë është arrestuar dhe policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes së rëndë.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button