4 vajza në nominim në BBV3, Olta Gixhari: U hodhën në krahët e djemve për të shpëtuar
Ish-banorja e Big Brother Vip 2, Olta Gixhari ka dhënë një mendim në lidhje me sezonin e tretë të Big Broter Vip.
Në instastory ajo është pyetur nga një ndjekëse në lidhje me nomimimin e katër vajzave për këtë javë. Ledjona, Ilnisa, Sara dhe Roza.
Olta është shprehur se në këtë nominim vajzat nuk kanë treguar aspak vetbesim, pasi për të shpëtuar nga loja janë hedhur në krahët e djemëve, teksa ka veçuar Ledjonën, duke thënë se ajo po e përballon vetë këtë sfidë.
Ndër të tjera aktorja tha se vota e saj është për të shpëtuar Ledjonën.
“Dua të them dy fjalë për këtë nominim vajzash! Që për fat të keq janë hedhur në krahët e djemve me aspak besim tek vetja që këtë sfidë mund t’a përballojnë dhe të vetme.
Ndryshe nga Ledjona që i është dashur të punojë deri natën vonë për të nxjerrë bukën e gojës si një nënë e vetme për të rritur vajzën e saj që shpesh ka fjetur vetëm dhe e pangrënë. Uroj që shembulli i mirë të dominojë. Këtë nominim vota ime shkon për Ledjonën”, shkruan Olta.