KRONIKË

EMRAT/ Pezullohen nga detyra 11 zyrtarët e Hipotekës së Lezhës, ja arsyeja

Gjykata e Lezhës ka pezulluar nga detyra 11 zyrtarë të Hipotekës së Lezhës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas informacioneve, vendimi është dërguar për ekzekutim në Policinë e Lezhës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Bëhet fjale për tjetërsimin e 234 548 metër katrore tokë shtetërore ranishte, e cila ishte tjetërsuar me dokumente të falsifikuara, për të cilën është dënuar me burg ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe ish-zyrtarë të tjerë.
Ne lidhje me këtë çështje sipas prokurorisë gjykata ka vendosur dhe asgjësimin e praktikave për këtë pronë, por kadastra se ka zbatuar vendimin e gjykatës së Lezhës, ndaj dhe kanë nisur hetimet, duke sjellë dhe pezullimin e 11 punonjësve. Ndërkohë, vetë punonjësit e kanë kundërshtuar këtë vendim më arsyetimin se nuk është në praktiken e punës së tyre pasi kërkohen të tjera vendime dhe se gjykata nuk ishte shprehur që ajo duhet të ishte kthyer në pronë shtet.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Bëhet fjalë për këta shtetas:

Reklama në FieriWeb

Marinela Tuci

Orstela Bardhaj

Sebastjano Gjetja

Besjon Ivanaj

Ornela Marku

Eglantin

Dorina Sulaj

Xhentil Gjegji

Vitore Lleshi

Diljana Prenga.

BalkanWeb mëson se janë vënë nën hetim nga Prokuroria e Lezhës, pasi sipas organit të akuzës nuk kanë zbatuar një vendim gjykate në lidhje me një prone ne zonën e Ranës së Hedhur në Shëngjin.

Related Articles

Back to top button