KRONIKË

I hapën faqe denigruese në rrjetet sociale, 22-vjeçarja kërkon ndihmën e policisë


Një 22-vjeçare nga Gjirokastra ka kërkuar ndihmën e policisë lokale, teksa persona të paautorizuar i kanë hapur një adresë të rreme në rrjetet sociale duke komunikuar në emër të saj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

E reja banore e fshatit Picar, prej disa javësh ka konstatuar se në rrjetin social “Instagram” funksionon një adresë në emrin e saj, ku publikoheshin materiale denigruese për të. Pas denoncimit të 22-vjeçares, specialistët për Hetimin e Krimeve Kirbernetike në Gjirokastër referuan materialet në prokurori dhe po punojnë për të zbardhur këtë rast të keqpërdorimit të të dhënave personale.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në policinë lokale në Gjirokastër po vijnë në rritje denoncimet nga qytetarë të moshave të ndryshme për çelje të adresave të rreme online dhe keqpërdorimit të të dhënave personale në rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button