AKTUALITET

Cilat akse rrugore do të jenë falas e cilat me pagesë? Aktualisht, Shqipëria ka vetëm 1 aks me pagesë.


Vitit 2024 shënon përfundimin e disa prej veprave më të rëndësishme të infrastrukturës rrugore dhe nisjen e disa projekteve të reja po ashtu të rëndësishme. Pjesa më e madhe e projekteve janë investim buxhetor ndërsa nuk mungojnë edhe projektet infrastrukturore që janë realizuar si investime private.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”


Por cilat janë rrugët që do të jenë falas dhe cilat mund të bëhen me pagesë?

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në listën e projekteve që mbyllen gjatë këtij viti janë Rruga e Arbrit, aksi Thumanë-Kashar, Tuneli i Llogorasë, Unaza e Madhe e Tiranës, akset Elbasan-Qafë Thanë, Orikum-Dukat, Palasë-Dhërmi, Korçë-Ersekë, Maliq-Lozhan i Ri-Strelcë, Peshkopi-Maqellarë, Rruga Lidhëse e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës me Autostradën Fier-Vlorë, aksi Qafë e Buallit Martanesh etj.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Nga këto projekte, më përjashtim të dy prej tyre, pjesa tjetër do të jenë pa pagesë. 

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Po ashtu, në listën e projekteve të reja që pritet të nisin në vitin 2024 është autostrada Tiranë-Durrës e cila parashikohet të dublohet. Për këtë projekt rrugor nuk parashikohet të aplikohet tarifa për kalimin në të, një fakt ky i konfirmuar edhe nga vetë kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar. 

Por cilat mund të jenë segmentet ku mund të aplikohen tarifat?

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Brenda këtij viti parashikohet përfundimi i aksit rrugor Thumanë – Kashar dhe tunelit të Llogarasë, teksa kalimi i automjeteve në këto segmente do të jetë me pagesë. Thumanë – Kashar ka një gjatësi prej 21 km dhe po ndërtohet përmes një kontrate koncesionare. Të ardhurat nga pagesa në rrugë do të menaxhohen nga kompania mbajtëse e kontratës, ndërkohë që sipas dokumentit, në vitin e parë të operimit tarifa do të jetë 2.1 euro, pa TVSH e përshtatur sipas rastit në varësi të klasifikimit të automjetit. Ndërkaq, sa i takon tunelit të Llogarasë ende nuk është kryer një vlerësim mbi nivelin e pagesës. Gjithsesi, në këtë rast menaxhimi do të kryhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, duke qenë se tuneli është ndërtuar me fonde nga buxheti i shtetit.

Pak javë më parë, gjatë inspektimit të punimeve në Thumanë – Kashar, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, tha se në çdo rast do të ketë edhe alternativa rruge, pa pagesë.

Aktualisht, në Shqipëri pagesa në rrugë aplikohet vetëm në rrugën e Kombit. Tarifa është në masën 5 euro ose 660 lekë, duke qenë se në konsideratë merret kursi i këmbit në kohën kur ka nisur aplikimi i saj. Ndërkaq, rreth 8 vjet më parë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim realizoi një studim, duke i rekomanduar qeverisë vendosjen e tarifave edhe në akse të tjerë rrugorë, sikurse është Tiranë – Durrës, Tiranë – Elbasan, Rruga e Arbrit, Elbasan – Kapshticë, etj., Por deri më tani nga institucionet shtetërore është konfirmuar se aksi rrugor Tiranë-Durrës që është aksi më i rëndësishëm i qarkullimit në vend, do të vijojë të aksesohet falas edhe pas investimit të planifikuar.

/SCAN

Related Articles

Back to top button