KRONIKË

Mbajti mbyllur familjen/ Gjykata vendos 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin

Gjykata Penale vendosi 20 ditë burg për Jetnor Zhabolin, 35-vjeçarin që mbante mbyllur në apartamentin e tij në Tiranë gruan, fëmijët dhe nënën. Ai nuk i linte të dilnin nga shtëpia duke i survejuar përmes kamerave dhe duke iua hequr telefonat.

Prokuroria kishte kërkuar që ai të qëndroj në qeli për 30 ditë deri sa të dalë ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë gjëndjen e shëndetit mendor për 35-vjeçarin.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në seancë avokati ka kërkuar shtrim të përkohshëm në spital deri në rezultatet e akt-ekspertizës.

Ndërsa Jetnor Zhaboli ka pretenduar se gjithçka e ka bërë për të mbrojtur fëmijët e tij pasi kishte frikë për ta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"



Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button