KRONIKËVIDEO

LAJM I FUNDIT/ Përfshihet nga flakët një automjet në Fier (VIDEO)

Një makinë ka marrë flakë në ecje, në Fier, përkatësisht në aksin që lidh qytetin me autostradën Fier-Tiranë pranë spitalit “Memorial”.

Drejtuesi i mjetit tip “Mercedes Benz” ka ndaluar kur ka vënë re flakët.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Më pas ai ka njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës, të cilët kanë bërë të munduar shuarjen e zjarrit.

Nga zjarri ka vetëm dëme materiale. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fier/Informacion paraprak

Rreth orës 20:35, në fshatin Mbrostar Ferko, dyshohet se për shkaqe aksidentale, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin M. A., 21 vjeç. Si pasojë janë shkaktuar dëme të pjesshme materiale në këtë automjet.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Grupi hetimor vijon veprimet në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button