“Më ka shpëtuar jetën”/ Elvisi gjen babanë mes banorëve, shpërthen në lot
Elvisi rrëfeu sonte në “Big Brother VIP” linjën e tij të jetës. Mes lotësh, ai foli për babanë dhe betejën për jetën pas një hemorragjie në stomak.
“Pësoi një atak dhe prej katër ditësh qëndroi në koma, mendova se e humba, nuk e kisha menduar se do e përjetoja kështu”, zbuloi ai, Por, teksa tregonte nga dhoma e rrëfimit, banori i tha drejtuesit Ledion Liço se nuk do të që prindërit të hyjnë në shtëpi, pasi nuk e përballon dot.
Megjithatë, pasi doli nga dhoma e rrëfimit, Lisi e gjeti babanë të ulur mes konkurrentëve të tjerë. Gazetari dhe të gjithë banorët shpërthyen në lot, ndërsa i ati shprehu krenarinë që ndjen për të birin. “Më ka shpëtuar jetën”, u shpreh ai mes emocionesh.
“Gjithmonë e kam parë, e kam ndjekur 24 orë. Duhet të luftojë më tepër. Edhe në punë, ka luftuar aq shumë, sa ju nuk e merrni dot me mend. Më ka shpëtuar jetën, dy vite është marrë vetëm me mua. E kam pikë të dobët. Këtë e duan të gjithë, edhe jashtë”./TCH