KRONIKË

Vrau ish-bashkëshorten Suela Saliaj, del para gjykatës Renato Muhaj. Ja çfarë i kërkojë gjykatës? (VIDEO)

34-vjeçari Renato Muhaj ka dalë para gjykatës në SHBA, pasi akuzohet për tetë vepra penale, më e rënda ajo e vrasjes së ish-partneres së tij, Suela Saliaj.

Prokuroria e Largo në Florida, thotë se krimet e 34-vjeçarit erdhën dhe u përkeqësuan në një hark të shkurtër kohor, ndërsa tanimë duket se koha kur ai do të lërë qelinë do të jetë e largët.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Gjyqtari i lexoi atij listën e gjatë të akuzave që rëndojnë mbi të, duke i vendosur 50 mijë dollarë si garanci pasurore dhe e njoftoi se nuk do të ishte e mundur ta përdorte këtë të drejtë, për shkak të akuzës së vrasjes së shkallës së parë.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Në seanca gjykatësi u sigurua se Muhaj nuk do të jetë më në gjendje të shohë vajzën e tij, nëse ndonjë ditë do të dalë nga burgu.

Vetë 34-vjeçari në gjykata nuk ka shfaqur asnjë lloj emocioni, ndërsa pyetje e vetme e tij ishte: “A do caktoni avokat për mua?”. Ndërkohë që gjyqtari i tha se “Po”, duke i treguar se avokati i tij ishte në sallë.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button