AKTUALITET

“Burri polic më dhunon”,Duma i lexon mesazhin Ballës, ministri: Më jep emrin e zonjës


Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka qenë i ftuar në emisionin “Top Story, ku ka folur për punën e bërë në këtë Ministri deri më tani.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Balla ka folur për dhunën në familje, ku tha se situata është përtej alarmit. Drejtuesja e emisionit Grida Duma atë moment i ka lexuar ministrit një mesazh që ka marrë nga një grua, e cila shprehet se është dhunuar nga bashkëshorti, i cili është punonjës i Policisë së Shtetitt. Balla menjëherë kërkoi emrin e guas që bëri denoncimin, teksa u shpreh se do e gjente se kush është dhunuesi.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Mesazhi nga gruaja e dhunuar: Përshëndetje Top Story, drejtues dhe panelit. Edhe unë jam viktimë e të gjithë lojrave të dhunës ndër vite dhe jam e pajisur me 5 urdhër mbrojtjeje. Jam e divorcuar para 3 vitesh dhe ish burri im vuan nga çrregullimet e shëndetit mendor, por nuk e ka pranuar asnjëherë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Kam kërkuar ndihmë tek familjarët për ta kuruar, por as ata se kanë pranuar. Më e keqja akoma, është në radhët e Policisë së Shtetit. E thënë shkurt jam e dhunuar nga sheteti”, shkruan gruaja e dhunuar në mesazh.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Balla: Për mua situata e dhunës në familje është përtej alarmit. Kemi pasur 2739 procedime, rreth 900 të arrestuar vitin e kaluar. Denocime të bëra nga familjarë. Për mua kjo është një prioritet mbi prioritetet.

Rasti në fjalë, do ju lutesha që të ma jepni. Mos kini merak se unë do ta gjej. Ajo që është e rëndësishme është të kuptojmë që duhet ndërgjegjësim dhe në publik.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Related Articles

Back to top button