KRONIKË
Nënë e bir ushtrojnë dhunë ndaj nuses së shtëpisë, arrestohet 24-vjeçari! Vjehrra nën hetim
Një rast tjetër dhune ka ndodhur në fshatin Kuturman të Elbasanit.
24-vjeçari dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Por përveç dhunës së bashkëshortit, ajo është dhunuar dhe nga vjehrra.
Pas denoncimit, edhe vjehrra 52-vjeçare L.A është vënë nën hetim.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.