Trazirat në qendrën e paraburgimit të riatdhesimit Ponte Galeria në Romë, ku një emigrant 22-vjeçar u gjet i vdekur, ndërsa dyshohet se u vetëvra.
Ngjarja ndodhi mëngjesin e së dielës.
Disa të strehuar në këtë qender riatdhesimesh u përpoqën të thyenin një derë hekuri, hodhën gurë në drejtim të stafit dhe tentuan t’i vënë flakën një makine.
Të plagosur kanë mbetur dy karabinierë dhe një ushtar i Ushtrisë.
Më pas situata u kthye në normalitet.
Në protesta morën pjesë rreth gjashtëdhjetë persona që ishin akomoduar në këtë qendër.