EKONOMI

Kredia për shtëpi në rritje për të katërtin vit radhazi, në 2023 u dhanë 48.5 miliardë lekë


Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh ose rreth 466 milionë eurosh. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2022 arriti në pothuajse 177.2 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 6.3%.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Ritmet e rritjes janë ngadalësuar krahasuar me vitin 2022, por pjesërisht kjo i detyrohet efektit të kursit të këmbimit dhe zhvlerësimit të Euros ndaj Lekut.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Normat relativisht të ulëta të interesit kanë bërë që kredia për shtëpi të rritet sidomos në monedhën vendase.

Kredia e re për shtëpi në Lekë vitin e kaluar arriti në 30.2 miliardë lekë, në rritje me 36% krahasuar me një vit më parë. Kredia në monedhën vendase përbënte më shumë se 62% të disbursimeve të reja për këtë produkt.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Gjatë vitit 2023, Banka e Shqipërisë e ngadalësoi procesin e normalizimit monetar dhe në fund të vitit norma bazë në lekë ishte në nivelin 3.25%, ndërsa në Euro arriti në 4.5%.

Norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Lekë në nëntor të vitit të kaluar ishte 4.94%. Ky nivel është pak më i lartë krahasuar fundin e vitit 2022, por nga ana tjetër është më i ulëti i regjistruar gjatë vitit 2023, duke dëshmuar se shtrenjtimi i kredisë pothuajse u frenua vitin e kaluar.

Ndërkohë, norma mesatare e interesit të portofolit të kredisë për blerje banesash nga individët në monedhën Euro arriti në 5.23% në nëntor 2023, nga 4.55% që kishte qenë në fund të vitit 2022. Tek kredia në Euro u vërejt një tendencë rritjeje graduale e normave, duke reflektuar shtrëngimin monetar të Bankës Qendrore Europiane dhe rritjen e Euriborit.

Të dhënat tregojnë se kredia për shtëpi po vazhdon rritjen, pavarësisht se prej dy vitesh ekonomia ka hyrë në një cikël gradual të shtrëngimit monetar. Vrojtimet e Bankës së Shqipërisë kanë treguar se të paktën një e treta e transaksioneve në tregun e pronave financohen me kredi bankare.

Normat e ulëta të interesit e kanë bërë kredinë për shtëpi tërheqëse për huamarrësit, ndërsa paralelisht cikli i rritjes së çmimeve të pasurive të paluajtshme në vitet e fundit ka rritur edhe kërkesën për kredi për shtëpi nga familjet, duke shtuar perceptimin se blerja e një prone është një investim i mirë për të ardhmen. Nga ana tjetër, rritja e çmimeve ka ndikuar në vlera më të mëdha të kredive të marra nga individët për të blerë banesa, duke kontribuar ndjeshëm edhe në rritjen e volumeve të përgjithshme të këtij produkti.

Zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë bankare për prona vlerësohen me shqetësim nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN), që në deklaratën e fundit për Shqipërinë i sugjeroi Bankës së Shqipërisë vendosjen e nje shtese kundërciklike kapitali për sektorin bankar. Sipas FMN, vendosja e një shtese kundërciklike në raportin e mjaftueshmërisë së kapitalit për bankat tregtare mund të merret në konsideratë në afatin e mesëm, për të forcuar më tej stabilitetin financiar.

Rritja vjetore e kredisë bankare, ndryshimi vjetor i kredisë bankare për pasuri të paluajtshme, ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave dhe ndryshimi vjetor i indeksit të çmimit të banesave ndaj vlerës së qirasë përmblidhen nga Banka e Shqipërisë në indeksin e Treguesit të Paralajmërimit të Hershëm (TPHP). Në fund të tremujorit të tretë të vitit 2023, vlera e indeksit TPHP rezultoi 0.51, në rritje prej vlerës së tremujorit pararendës (0.49) dhe lehtësisht sipër vlerës së pragut krahasues (0.5). Ecuria e nëntreguesve të kredisë për pasuri të paluajtshme dhe të indeksit të cmimit të banesave, të cilët priren të përforcojnë ecurinë e njëri-tjetrit, monitorohet ngushtësisht. Qëllimi është që, duke përdorur edhe informacionet që lidhen me ngarkesën me borxh të familjeve, të identifikohen dhe parandalohen situatat në të cilat ecuria e çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme është e paqëndrueshme.

Sugjerimet për aplikimin e një norme kundërciklike nga FMN duket se mbështeten pikërisht tek treguesit e paralajmërimit të hershëm dhe kryesisht tek zhvillimet në tregun e pasurive të paluajtshme dhe të kredisë së dhënë nga bankat për financimin e blerjes së tyre./Monitor

Related Articles

Back to top button