POLITIKË

Sot Kuvend, votohet ligji për rikthimin e basteve online


Ditën e sotme deputetët e Kuvendit pritet që të votojnë ligjin për rikthimi e bastet online.  Në rendin e ditës është edhe ligji për Dekoratat, i cili ishte kthyer më herët nga presidenti Bajram Begaj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Sakaq me kërkesë të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Komisioni i Etikës vendosi përjashtimin nga punimet e Kuvendit 4 deputetët e opozitës. Kreu i Grupit Parlametar të demokratëve, Gazment Bardhi është përjashtuar me 10 ditë, ndërsa tre deputetët e tjera, Bledion Nallbati, Flamur Noka dhe Asllan Dogjani me 20 ditë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Ata u futën në seancën e kaluar me forcë në Kuvend, ndëra shkaktuan tensione dhe duke mos lejuar kolegët e mazhorancës që të mbanin fjalën.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Bardhi ishte i pari që u fut në Kuvend pas përplasjes me Gardën, ndërsa më pas arritën të futeshin dhe deputetët e tjerë. Me të hyrë në salllë Bardhi iu drejtua foltores çfarë bëri që në sallë të futej Garda. Nga ana tjetër deputeti Asllan Dogjani teksa bërtiste mori librin e rregullores së Kuvendit dhe e hodhi drejt kryeministrit Edi Rama. Situata e tensionuar bëri që kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla të mbyllte seancën pas 15 minutash që nga nisja.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Prej muajsh tani deputetët e opozitës janë duke shkatuar situata kaotike në Kuvend, ata janë shprehur se nuk do të lejojnë zhvillimin normal të seancave apo të komisioneve deri sa të pranohet kërkesa e tyre për Komisionet Hetimore.

Sakaq, Gjykata Kushtetuese ka pranuar ankesën e opozitës për ndryshimin e rregullores së Kuvendit. Në datën 19 dhejtor 2023, 45 deputetë të opozitës paraqitën në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për shfuqizimin e ndryshimeve të rregullores së Kuvendit,  që i dënon deputetët deri në 60 ditë nëse pengojnë mbarëvajtjen e seancës.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Sipas opozitës ndryshimet e rregullores të Kuvendit janë të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.

Për pasojë Kolegji i Gjykatës Kushtetuese, me vendimin e datës 25.01.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në Mbledhjen e Gjyqtarëve, e cila, në datën 07.02.2024, vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare mbi bazë të dokumenteve.

Për shkak të natyrës së kësaj çështjeje dhe pretendimeve e kërkimeve të parashtruara, shqyrtimi i saj do të bëhet nga Gjykata me përparësi, duke reduktuar, për këtë arsye, edhe afatet e palëve për paraqitjen e parashtrimeve dhe të qëndrimeve të tyre.

Rregullorja e re e Parlamentit hyri në fuqi më 18 dhjetor 2023. Me ndryshimet e reja, deputetët përjashtohen nga Sekretariati i Etikës deri në 60 ditë nga aktiviteti parlamentar, gjë që është kundërshtuar nga opozita me argumentin se shkel të drejtat e ligjvënësve duke lënë qytetarët pa përfaqësim.

Deri më tani 23 deputetët të opozitës janë të përjashtuar dhe nuk do të lejohen që të marrin pjesë në seancën plenare.

DEPUTETËT E PËRJASHTUAR
1-Albana Vokshi
2-Sorina Koti
3-Elda Hoti
4-Lindita Metaliaj
5-Isuf Cela
6-Tritan Shehu
7-Lefter Geshtenja
8-Helidon Bushati
9-Xhelal Mziu
10-Edmond Spaho
11-Oerd Bylykhashi
12-Ervin Salianji
13-Saimir Korreshi
14-Kasem Mahmutaj
15-Ramadan Likaj
16-Kastriot Piroli
17-Qani Xhafa
18-Lodovik Hasani
19-Luan Baçi
20-Bledion Nallbati
21-Asllan Dogjani
22-Flamur Noka
23-Gazmend Bardhi

Related Articles

Back to top button