LIFESTYLE & SHOWBIZ

“80 mln për një reklamë”/ Nervozohet “Osmani” i Turqisë: Mjaft me lajme të rreme, na lodhët!


Aktori i njohur Burak Ozçivit dhe bashkëshortja e tij, Fahriye Evcen, ishin të ftuar disa ditë në Arabinë Suadite për xhirimet e një reklame të një kompanie të njohur mobiliesh.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Dy aktorët do të jenë imazhet e reja të markës së mobilieve, por prej kohësh çifti është vënë në qendër të mediave edhe për pagesën e majme me të cilën do të paguhet. Pretendohet se dy aktorët kanë nënshkruar një marrëveshje dyvjeçare, nga e cila do të fitojnë jo pak, por 80 milionë TL (lira turke).

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në postimet e fundit të dy aktorëve nga Arabia Saudite, bien në sy eventet që janë promovuar nga markat e njohura të mobilieve ku ata janë bërë pjesë.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Sipas lajmeve të “Page 2”, ka pasur shumë komente në rrjet për bashkëshorten e aktorit, Fahriye Evcen, por këtyre spekulimeve vetë aktori u ka dhënë fund me një postim në llogarinë e tij.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Ai shpjegon se ndodhet në Arabi me bashkëshorten dhe fëmijët, por lajmet që janë publikuar këto ditë janë tërësisht të rreme.

Në një reagim të ashpër publik, referuar mediave që kanë publikuar tituj të ndryshëm për të dhe bashkëshorten, “Osmani” shkruan mes të tjerave:

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

“Kaluam shumë bukur, bëmë një reklamë, qeshëm dhe u argëtuam për tri ditë. Edhe fëmijët ishin me ne dhe u bënë pjesë e kësaj kohe të bukur me gjithë ekipin tonë. Jemi vërtet të lodhur nga lajmet e pakuptimta që dalin me emrat tanë. Ju lutemi, mos i shtrembëroni gjërat në emrin tonë dhe mos prodhoni më lajme të rreme”.

Postimi i aktorit është shpërndarë në mediat kryesore në Turqi, por edhe më gjerë. Duke dashur t’u japin fund spekulimeve, fansat e Burak-ut, gjithashtu, e kanë ndarë mesazhin e tij në pothuaj të gjitha rrjetet sociale.


Related Articles

Back to top button