ART & KULTURKOSOVALIFESTYLE & SHOWBIZ

Sot, në përvjetorin e shuarjes së një “Ylli”/ Nexhmije Pagarusha, zëri magjepsës i një zemre ambrozi, ushqyer me kushtrimin e këngës


“Bilbili i Kosovës”, “Mbretëresha e Këngës Shqipe”, “Primadona e Melosit Popullor”, “Ema Sumak Shqiptare”, “Madame Butterfly”, “Fyti i Kristaltë”, dhe një mori epitetesh vlerësuese e personifikojnë atë. Është ky piedestal mirënjohjeje, është ky panteon nderimi, ku qëndron këngëtarja Nexhmije Pagarusha, fenomeni multidimensional, e i papërsëritshëm. Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën dhe lartëson triumfet. Me 40 vite karrierë artistike dhe një repertor prej 150 këngësh e sjellin atë ndër ne si një domethënie e vlerave shpirtërore, e këngës shqipe, e ambrozit të ëndjeve të hyjshme që ushqen kumbimi nëpër ndërkohë i këtij zëri.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Ajo, në interpretimet e saja, nuk ndjek rregulla, kumton studiuesi Akil Koçi, ajo e ndjen këngën, e ndjen fjalën e thënë përmes melodisë dhe krijon imazhe të reja, qëndrim, rregull, duke u bërë bashkë-autore e këngës, si fryt i perceptimit të saj të subjektit artistik, ku ndihet mesazhi përmes vokalit të saj kumbues, rrëqethës por plotë lëvizje në kompleksi-tetin e interpretimin të saj të shkëlqyer, që paraqet sensacion të fenomenit tingëllor.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Artistja shqiptare Nexhmije Pagarusha lindi më 7 maj 1933 në fshatin Pagarushë të Malishevës në Kosovë. Kur flitet për të, përdoren në një frymë shumë epitete si: Bilbili i Kosovës, Mbretëresha e Këngës Shqipe, Primadona e Melosit Popullor, Ema Sumak Shqiptare, Madam Butterfly, Fyti i Kristalte, etj. Mori shumë çmime, ndër të tjera “Këngëtare e Shekullit”.

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Për një kohë të gjatë ajo ishte ambasadorja e denjë e kulturës shqiptare, figurë artistike, dhe personifikim i këngës shqipe. Gjithmonë kur flasim për krijues të njohur në të gjitha lëmenjtë e shkencës dhe artit,si dhe për interpretuesit, bëjmë analiza dhe flasim nga këndvështrimi personal, duke nxjerrë në pah vlerat e tij të mirëfillta dhe duke u përcaktuar për kritere qofshi ato shkencore apo artistike të mbështetura në argumente mbi trajtën dhe formën e veprës për të cilat bëjmë fjalë,dhe rrallëherë ose asnjëherë nuk gjykojmë në bazë të mbresave tona për veprën e krijuar,krijuesin, interpretuesin në tërësi, por përpiqemi të sjellim përfundime në bazë të veprës ekzistuese.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Është thënë shumë herë vepra shkencore apo e artit,pasi të përfundojë,nuk i përket më autorit të saj.Ketë fenomen e vërejmë sa herë sa herë që bëjmë fjalë për veprat e artit dhe për artistët e mirënjohur.

Ketë e hetojmë e edhe tani,ndërsa bëjmë fjalë për portretin e artistes sonë të njohur,këngëtares Nexhmije Pagarusha, e cila ka qenë dhe ka mbetur fenomeni multidimensional, e pa përsëritshme,e cila gjithnjë ka zgjuar dhe zgjon kërshërinë tonë,sepse pos vlerave artistike të pa mohueshme, ajo na ka prezantuar në kohërat më të vështira të ringjalljes së dytë të identitetit tonë kombëtar,ku pas të gjitha atyre trajtave që ka kaluar populli i ynë sidomos ne në Kosovë,ajo shkëlqeu në shumë skena kombëtare dhe ndërkombëtare.

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”


Nexhmija atë kohë ishte ambasadore e denjë e kulturës shqiptare,figurë artistike dhe personifikim i këngës shqipe dhe pa marrë parasysh urrejtjen që shprehnin armiqtë tanë ndaj nesh,gjithmonë po ata armiq janë përkulur dhe i kanë duartrokitur artit të saj,personit e cila gjithë herë dhe gjithmonë ka shpreh identitetin e vet nacional, pavarësisht se ku dhe para kujt ka kënduar këngët shqipe dhe vetëm shqipe, atë melos që e donin ose nuk donin,ndërkaq e shijonin jo vetëm interpretimin e saj të shkëlqyer, por edhe begatinë meloritmike të këngës shqipe. Edhe sot, nëse bëjmë një retrospektivë të plejadës së këngëtarëve jo vetëm në Kosovë por edhe në të gjitha trojët shqiptare, do të shohim se ketë fenomen ende nuk ka mundur kush ta zëvendësojë si këngëtare, pa marrë parasysh numrin e madh të tyre, që u shkolluan jo vetëm neper shkollat tona muzikore, por edhe ato evropiane dhe botërore.

Kronologjiket mund të vërejmë se ka patuar këngëtare po ashtu të suksesshme, por asnjëra apo asnjeri nuk ka arritur zenitin e shkëlqimit të interpretimit si Nexhmija e jonë e madhe. Prandaj, me plotë të drejt mund të them se, pavarësisht talentit dhe gjeniu krijues që posedonin krijuesit tanë që nga Lorenc Antoni,Rexho Mulliqi dhe të tjerët deri në ditët tona, të gjithë këta kanë pasur fatin e madh që kanë qenë bashkëkohanikë të saj dhe kanë kompozuar këngë, të cilat i ka interpretuar Diva e muzikës popullore shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Askush nuk do të i harrojë interpretime bravuroze të saja, që nuk ka qenë vetëm thjesht art i të kënduarit,sepse ajo në interpretim kalonte dimensionet e një simfonie të përsosur, ku njeriu e ndiente veten të përmbajtur, por të plotë me gëzime në imazhet e saja interpretuese.

Është e vërtetë se artistët kërkojnë në artin e tyre për ta arritur të pa mundurën dhe duke i u referuar kësaj paranteze, ata me mjetët e tyre shprehëse e në ketë rast interpretimi i Nexhmijës ndiqteintuitën që paraqet individualitetin e saj krijues-interpretues. Në aspektin tjetër, rruga e artit të saj na paraqitët si ‘’credo-simbol’’ i besimit për një të ardhme më të mirë, krahas dhembjeve dhe tragjizmit të kombit që i përket duke konfirmuar dhe transformuar ato përjetime në art të vërtetë.

Megjithatë, arti i saj nuk mbaron këtu. Kënga e saj është religjion, besim, art, përjetshmëri që ngjallë shpresën edhe ashtu të humbur gjatë shekujve nën sundimin e të huajve. Qartësia e këtij fenomeni është evident, kur kemi parasysh traditën muzikore që ka populli i ynë i lashtë që nga Ilirët e deri në ditët tona, i cili ka kultivuar një muzikë të bukur dhe dinjitoze dhe kështu ndjekim gjurmët para-helenike, duke legalizua mënjanimin e idhujve në krijimtarinë personale, duke e shndërruar në magji muzikore ritmin e jetës bashkëkohore.

Shpesh ajo, në interpretimet e saja, nuk ndjek rregulla të përcaktuara, ajo e ndjen këngën, e ndjen fjalën e thënë përmes melodisë dhe krijon imazhe të reja, qëndrim, rregull, duke u bërë bashkë-autore e këngës, si fryt i perceptimit të saj të subjektit artistik, ku ndihet mesazhi përmes vokalit të saj kumbues, rrëqethës por plotë lëvizje në kompleksi-tetin e interpretimin të saj të shkëlqyer, që paraqet sensacion të fenomenit tingëllor. A jo, pra, artistja e jonë e madhe, përmes këngës na rrëfen ngjarjet dhe parafytyrimet të reja, me sens të veçanet të shprehjes artistike të transformuar në një sfond tingëllor shpirtëror të njeriut të shqetësuar.

Të gjitha këto mbresa dhe përshtypje që i thamë më lartë, na vijnë kur dëgjojmë tani incizimet e saja të këngëve të realizuara dhe të incizuara në një teknikë largë atyre të sotmes,bëjmë pyetje: sa zë paska të kultivuar paska pasur, ku spikat tonalitetet e shumta, duke shpalosur hyjnizimin tingëllor të zërit të saj befasues, të fort, të guximshëm dhe krenar.

Më në fund vlerësimet e shumta të muziktarëve të njohur, kritikëve muzikor të fascinuar me interpretimet e saja kanë bërë jehonë, që u transmetuar jo vetëm nga individi te individi, por edhe më shumë, nga se me vlerat e saja interpretuese tingëllore krijojnë një spektakël dhe shpërthim jo vetëm lirik ndjenjash, por ajo epizoi këngën shqipe, kur më së shumti kishim nevojë.

Ajo na fali këngën, kurse poetët i thurën vargje e kompozitorët kompozuan këngët kushtuar asaj dhe vetëm asaj – Bylbylit të Kosovës dhe Hyjneshës së këngës, pra Divës sonë të këngës dhe interpretimit që është vlerë nacionale, dhe po e mbarojmë ketë shkrim me thënën e Rilind-asit tonë Naim Frasherit: “ç’vlerë t’i venë vetes një komb, atë e venë dhe të huajtë’’.

Related Articles

Back to top button