KRONIKË

Detaje/ Nënkomisari dhe i biri e zunë në pritë 29-vjeçarin dhe qëlluan me armë… Si lindi konflikti mes tyre

Një punonjës policie në Durrës është arrestuar dhe i biri është shpallur në kërkim.

Komisari Kastriot Gjongeci është arrestuar pas një konflikti ku u përfshi i biri në Kavajë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Denis Gjongecaj u përfshi në konflikt me Kiti Kazazin 29 vjeç në datën 7 shkurt, për një parakalim me makinë.

Konflikti vijoi dhe në datën 8 ku u takuan në lagjen nr.2 të Kavajës. Nënkomisari bashkë me të birin i zunë pritë Kazazit dhe dyshohet se Denis Gjongecaj ka qëlluar drejt makinës së Kazazit me një armë pa leje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga kjo ngjarje nuk ka patur të lënduar. Ngjarja është klasifikuar si vrasje në tentativë dhe po ndiqet nga AMP.

Në përfundim të veprimeve hetimore, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Top Channel

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button