KRONIKË

Autorët qëlluan nga jashtë rrethimit të firmës, detaje nga vrasja në Kurbin! Pronari dhe ekonomisti ishin duke… Shënjestër e atentatit, biznesmeni

Detaje të reja dalin nga ngjarja e rëndë në Kurbin, ku ekonomisti i një firme të përpunimit të inerteve u vra me armë zjarri rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, ndërsa u plagos pronari.

kurbin fabrike inertesh vrasje pronar ekonomist ardian gjeloshi1

Mësohet se autorët kanë qëlluar nga jashtë rrethimit të firmës në fshatin Gurez në drejtim të viktimës, Selman Mihana dhe biznesmenit, Ardian Gjeloshi, të cilët po futeshin së bashku në ambientet e zyrës.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD S.O.A”

Shënjestër e atentatit ishte pronari i firmës, i cili është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Reklama në FieriWeb - “CAPRICCIOSA LALI”

Autorët kanë qëlluar nga avllia e murit rrethues, ndërsa në vendgjarje ndodhej edhe roja i objektit që ndodhej tek porta e hyrjes, i cili është marrë në pyetje nga grupi hetimor.

Ndërkohë e firma e përpunimit të inerteve është e monitoruar me kamera sigurie.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button