KRONIKË

“Kam për të shlyer borxhe”, 30-vjeçari nga Fieri kapet në një “shtëpi bari” në Britani

Një i ri shqiptar ka rënë në prangat e policisë britanike pasi është kapur në një “shtëpi bari” në Wellingborough.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Mediat britanike bëjnë me dije se në pranga ka rënë Alger Çepele 30 vjeç me origjinë nga Fieri, Shqipëri, i cili është kapur brenda një banesë ku kultivohej kanabis, i fshehur mes bimëve.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit të pronës, policët gjetën 304 bimë kanabisit në fazë të ndryshme rritjeje, të cilat ishin shpërndarë në disa dhoma.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Përveç bimëve, të cilat besohet se kanë një vlerë të përllogaritur prej 45,000 £, oficerët sekuestruan gjithashtu tre telefona celularë.

Reklama në FieriWeb

I riu, i cili është dënuar me 18 muaj burg është shprehur se kishte zgjedhur të punonte në “shtëpi bari” pasi kishte borxhin për të paguar personave që e kishin kaluar me kamion për në Angli.

Related Articles

Back to top button