KRONIKË

EMRAT/ Qarkullonin me euro false në Vlorë, arrestohet 22 vjeçari nga Fieri dhe nje 23 vjeçar nga Dibra, iu sekuestrohet edhe “BMW”-ja “e krimit”, procedohet dhe shoku i tyre


Vlorë/Vijojnë kontrollet dhe puna e inteligjencës policore, për të garantuar sundimin e ligjit në territor.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Goditet një rast i përdorimit të kartëmonedhave të falsifikuara. Sekuestrohen 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet dhe 4 celularë.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Identifikohen, kapen dhe arrestohen 2 shtetasit që posedonin kartëmonedhat euro të falsifikuara, të cilët dyshohet se i përdornin ato për të blerë në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.  

Reklama në FieriWeb - “ALNORA”

Procedohet penalisht dhe një shtetas tjetër që kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 të arrestuarve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare, pas informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore se dy shtetas dispononin kartëmonedha të falsifikuara dhe po i përdornin në disa subjekte të ndryshme në qytetin e Vlorës, organizuan punën në bashkëpunim me shërbimet e Forcën së Posaçme “Shqiponja” të DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e tyre. 

Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale u identifikuan, u kapën dhe u arrestuan shtetasit Arif Alia, 23 vjeç, banues në Dibër dhe Demo Alushaj, 22 vjeç, banues në Fier.  

Reklama në FieriWeb - “MEGATEK”

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë përdorur kartëmonedha euro të dyshuara të falsifikuara, për të blerë produkte në disa subjekte tregtare në qytetin e Vlorës.    

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. V., 21 vjeç, pasi dyshohet se kishte dijeni për veprimtarinë kriminale të 2 shtetasve tashmë të arrestuar. 

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2500 euro të dyshuara të falsifikuara, 120 400 lekë, 1 automjet tip “BMW” dhe 4 celularë. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button