Egla shpërthen keq ndaj Gazit: Palo burrë pa mustaqe dhe pa…
Mbrëmë pas spektaklit të “Big Brother VIP 3”, Egla Ceno ka patur disa debate shumë të ashpra me banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Një sherr pati me Gazmend Ujkashin.
Shkak u bë humbja e një tulipani në shtratin e aktores së njohur, gjë që bëri kjo e fundit të dalë nga vetja dhe të shpërthejë në ofendime.
“Palo burrë”, i tha ajo Gazit, ndërsa banori i “Big Brother VIP 3” tha se aktorja se mban dot këtë format televiziv.
Ndërsa më tej, Egla i tha se Gazi i ka krahët e ngrohta nga Julian Deda dhe se pa të është zero.
Një pjesë nga debati:
Egla: Kush i ka futur duart tek vendi im këtu, për të marrë tulipanin? Kush i fut duart këtu në vendin tim?
Juli: Mos e nxirrni nga vetja kështu
Gazi: Se mban dot ajo Big-un
Egla: E ti mo, mo palo burrë, burrë pa mustaqe dhe pa asgjë. O palo burrë
Gazi: Se mban dot jo
Egla: O palo burrë, mua mos më thuaj se ça mbaj ose s’mbaj! Me surretër si puna jote
Gazi: Ajo po më shan mua
Egla: Po ti je për t’u sharë mo. Ti je llum! Më ke ofenduar! Unë flas për tim vëlla, ti thua aktron me atë çun që rri si bukurosh aty. Pa të thënë asnjë fjalë, dhe që të rreh krahët. Ti pa atë je zero.